E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier aksidentohet motocikleta vdes 22-vjecari

Fier 16 tetor 201 NOA ndash Nje aksident i rende ka ndodhur pasditen e se dieles ne fshatin Vlosh te rrethit te Fierit ku dy te rinj jane aksidentuar teksa udhetonin me nje motociklete ne aksin Ngjeqar-Vlosh- Kurjan.
Per shkak te aksidentit ka gjetur vdekjen 22-vjecari Redian Stani nga fshati Ngjeqar ndersa eshte plagosur rende Dervish Fetahu bashkefshatari i tij.
Korrespondenti i agjencise NOA ben me dije se shkak i aksidentit mendohet te kete qene shpejtesia e madhe e mjetit dhe dalja nga rruga por pritet ekspertiza e policise per te zbardhur rrethanat e aksidentit.
Dy te rinjte pas perplasjes kane rene me motociklete ne nje te tatepjete ne ane te rruges ne afersi te fshatit Vlosh dhe jane transportuar per ne spitalin rajonal nga nje kalimtare e rastit.
Burime nga spitali i Fierit bejne me dije se viktima e aksidentit humbi jeten pak perpara mberritjes ne spital si pasoje e demtimeve te renda ne trup.
Ndersa 23-vjecari Fetahu po merr mjekim intensiv per shkak te frakturave te shumta.
mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›