E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit,kërkon transferim i pandehuri

Avokati i Kujtim Bunës, i ka deklaruar trupit gjykues se klienti i tij është shumë sëmure e megjithatë nuk po i jepet leje që të shtrohet në spital. Kërkesa e avokatit Petraq Semani është bërë në fillim të seancës gjyqësore në ngarkim të bandës së Durrësit. Avokati i Bunës i ka paraqitur trupit gjykues disa dekumenta të cilat kishin si qëllim të vërtetonin gjendjen shëndetsore në të cilën ndodhet klienti i tij. Sipas avokatit të Kujtim Bunës ,klienti i tij ka një infeksion të theksuar në vesh, që i është shkaktuar nga plagët e marra, para se të arrestohej nga policia. Semani është shprehur se klienti i tij është dërguar një herë në spital ku ka qëndruar vetem 24 ore dhe është kthyer serish në qeli, me justifikimin se në spital ndodhej i penduari i bandes se Durrësit, Adriatik Coli.Avokati ka kërkuar që Kujtim Bundo të dërgohet në ndonjë spital privat pasi,në spiatlin e burgut nuk ka kushte të mira që të kurohet. Nga ana tjeter prokurorët janë shprehur se nuk jemi vënë në dijeni,për një fakt të tillë, pasi avokati i Bunës nuk ka njoftuar për gjendjen në të cilët ndodhet i pandehuri. Ndërkohë trupi gjykues ka shtyrë seancën tjeter në mënyrë që kjo çështje të sqarohet mes, avokatit dhe prokurorisë. Pengesë për shtyrjen e seancës është bërë edhe avokati i Indrit Taullait, Riza Rica i cili nuk u paraqit ne seancën e gjyqit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›