"Bandat e Lushnjes, Tropojes, Tiranes e Durresi para drejtesise"
Berisha, ne takimin me studentet, eshte shprehur se lufta kunder krimit, korrupsionit do te sherbeje dhe per lehtesimin e vizave dhe integrimin e te rinjve te Evrope. "Tre vjet me pare, veriu i Tiranes sundohej nga Kullajt, Lushnja dhe Myzeqeja nga Aldo Bare, Durresi nga banda te tjera, Tropoja nga te vetat, e keshtu me radhe. Sot, qe te gjithe perballen me ligjin dhe sot, Shqiperia eshte nje nga vendet me te sigurta, me te qeta dhe ka treguesit e kriminalitetit nder me te uletit", ka qene deklarata e djeshme e Berishes. Duke vleresuar te rinjte si promotore te fitores se forcave te djathta, kreu i qeverise tha se "ne 2005 ishte mbeshtetje e te rinjve shqiptare, e cila me dha mundesine qe, atyre qe e moren me arme, t'ua marrim me vote dhe te shohim drejt te ardhmes, drejt Evropes". Por, per te eshte shume e rendesishme mbajtja e premtimeve.