E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Trebicken ma prezantoi perfaqesuesi i LSI

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne nje interviste te dhene ne "Top Story", te gazetarit Sokol Balla, ka deklaruar se Kosta Trebicken e ka takuar nepermjet nje perfaqesuesi te larte te Partise Levizja Socialiste per Integrim dhe me konkretisht nje anetari te Kryesise se kesaj partie. "Une e kam takuar fare pak minuta me ane te nje perfaqesuesi te larte te LSI. I kam thene qe marredheniet jane shume institucionale. Qe ne momentin qe Trebicka me ka dhene letren e perfaqesimit e kam mbajtur dhe e kam konfirmuar, ku me pas ka rezultuar i sakte", ka deklaruar Mediu, duke zgjeruar me tej trajektoren e perfshirjes ne tregtine e armeve. Sipas tij, vendimi per perzgjedhjen e kompanise qe do te bente demontimet ne fabriken e Gerdecit, eshte bere pas shqyrtimit te disa dokumenteve per nje afat kohor prej 1 vit e gjysme, pas nje sere keshillimesh me stafin e tij, i cili eshte informuar mbi situaten. "Kompania qe erdhi ka kaluar nje proces analize per rreth 1 vit e gjysme para se te nenshkruhej kontrata. MEICO ishte kompania e vetme qe merrej me demontimin dhe me pas une vendosa, duke marre mendimin e Shefit te Shtabit. Ministri nuk mund t'i njohe te gjitha aspektet ushtarake, pasi nuk i di. Une veproja me stafin tim civil dhe ushtarak", sqaroi ish-ministri i Mbrojtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›