Banesa 3 kateshe në Libohovë , rrezik shembjeje

Dy familje në lagjen Hoxhallarë në qytetin e Libohovës po jetojnë në kushte të vështira dhe rezikut për jetën. Amortizimi total i godinës 3 katëshe dhe sidomos dëmtimi içatisë për shkak edhe të motit të keq ka vështirësuar jetën e 8 banorëve. Këta të fundit shpehen se janë akomoduar aty para shumë vitesh , por nga ana e tyre për shkak të kushteve ekonomike është e pamundur të bëjnë ndërhyrje.Ata apelojnë për ndihmë nga instancat përkatëse.
Kryefamiljari Qemali Hoxha shprehet se : “Jetojmë këtu prej më shumë se 40 vitesh .Jemi sistemuar që pas ndryshimit të sistemit .Këtu banonim 6 familje , por për shkak të rezikut që banesa paraqiste 4 familje u larguan .Ne nuk kemi mundësi ekonomike të shkojmë diku tjetër .Kërkojmë ndihmë nga institucionet pasi ndihemi të rrezikuar , më shumë kam frikën e fëmijëve .Më sëmuren shpesh për shkak të lagështirës” .
Në këtë godinë dikur jetonin 6 familje ndërsa pas dëmtimit dhe rezikut që paraqiste godina katër prej tyre u shpërngulën . Sot dy familjet që jetojnë në të ngrenë apelin sos.