Qesarat e AnesVjose , rrjedha e lumit dëmton tokat bujqësore .

Banorët e dy fshatrave në njësinë administrative Qesarat po përballen me dëmtimin e tokave bujqësore .Në vitet e fundit lumi Vjosë ka përmbytur tokat bujqësore duke shkaktuar humbje për fermeret e zonës. Sipas banorëve të fshatit Iliras e Anës Vjosë dy janë shkaqet që kan렠cuar në një problematik렠të tillë , ndërhyrja në shtratin e lumit Vjos렠për të marrë baz렠zhavor dhe prerja e paligjshme e pemëve qindravjecare përgjatë këtij degëzimi lumor.Kryeplaku I fshatit Iliras Guri Kamberi shprehet se shqetësimi është ngritur edhe në prefekturën e Gjirokastrës , por deri tani nuk është marrë asnjë masë ndërsa dëmtimi i tokave vijon.
U bë vit I tretë që denoncojmë këtë shqetësim.Tokat po I merr lumi dhe shkak për këtë nuk është faktor moti , por vetë dora e njeriut .Janë të papërgjegjshëm sepse janë dëmtuar mbi 10 hektarë dhe askush nuk e ka ndaluar këtë masakër. Kanë gërryer për të marë zhavor dhe ky është një fenomen që ndodh dhe tani. Nga ana tjetër prerja e pyjeve të cilat kanë qënë rrepa qindravjeçare ishte një ndikim tjetër . Ne si banorë kemi kërkuar edhe vlerësim të tyre , të ardhurat tona me këtë tokë sigurohen. Deri tani nuk kemi parë asnjë specialist , edhe pas përmbytjeve nuk u bë vlerësimi I dëmeve.
E ndërkaq shirat e ditëve te fundit që sollën përmbytje në qarkun e Gjirokastrës dëmtuan edhe më tepër hektarë të kësaj zone.Banorët bëjnë thirje që specialistë të shikojnë situatën pasi tokat bujqësore janë e vetmja mundësi jetese për dhjetra familje .
Fshati Anës Vjosë dhe Qesarat në bashkinë e Memaliaj ishin ndër më të prekurit në përmbytjet e fundit që ndodhën në rang vendi , ku pervec tokave bujqësore edhe infrastruktura rrugore është dëmtuar.