E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesa e familjes Abazi, shkak shkendija elektrike

Digjet shtepia e gurte, rrezikohet ndertesa e ish-diktatorit Hoxha

Gjirokaster- Flaket e nje zjarri te rene mesnaten e se dieles duke u gdhire dita e djeshme kane shkrumbuar plotesisht nje shtepi karakteristike prej guri ne qytetin e Gjirokastres. Banesa e cila ndodhej ne lagjen Palorto, fare prane shtepise ku ka lindur ish-udheheqesi komunist Enver Hoxha, eshte djegur plotesisht nga flaket duke rrezikuar edhe banesat perreth madje edhe shtepine e ish-diktatorit, e cila aktualisht funksionon si Muze Etnografik. Sipas deshmitareve okulare, ka qene ora 22:45 kur ata kane pare se nga banesa qe njihet si shtepia e Abazajve, dilnin flake dhe shtellunga tymi. Pas marrjes se njoftimit ne vendngjarje kane mberritur efektive te shumte zjarrfikesish, si edhe forca te policise. "Situata ishte mjaft problematike, pasi brenda pak minutash te ndihmuara edhe nga konstruksioni i drunjte flaket kishin perfshire te gjithe banesen nderkohe qe rrezikonin te perhapeshin ne shtepite ngjitur me te", thote nje prej zjarrfikesve. Sipas burimeve nga grupi hetimor, zjarri ne banesen e cila njihet si prone e Ylli Abazit ka ardhur si shkak i nje shkendije elektrike. Eshte hera e dyte brenda pak javesh, pas zjarrit te rene ne nje banese te gurte ne lagjen Dunavat, qe zjarret te cilat perfshijne shtepite e braktisura "Monument Kulture", shkrumbojne plotesisht vlerat historike.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›