Shkon mik, mbytet ne rezervuar i moshuari
Gramsh- Mendon te freskohet ne rezervuar pas vizites per miqesi, mbytet aksidentalisht i moshuari. Fari Alliaj, 79 vjec, me banim ne fshatin Gjorme te Vlores, u gjet dje i mbytur nga banore te zones ne rezervuarin e fshatit Lenie te Gramshit. I moshuari kishte qene per miqesi tek te afermit e tij ne kete fshat, por ne kthim ka menduar te freskohet ne rezervuar. Sapo eshte futur ne uje ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ekspertet. Ne trupin e te ndjerit nuk jane konstatuar shenja te dhunes. Teshat e plakut jane gjetur ne breg, cfare tregon se ai ka hyre qe te freskohet me paramendim. Sipas eksperteve, Fari Alliaj ka vdekur si pasoje e goditjes nga ataku kardiak dhe se vdekja ka qene natyrale. Ne pyetje jane marre edhe familjaret si dhe te afermit, qe konfirmuan udhetimin e te ndjerit per vizite tek miqte ne Gramsh. Ky eshte rasti i peste i kesaj natyre per kete vere ne Elbasan.
F. S.
F. S.