E Enjte, 5 Nëntor 2026

Banesa merr flakë në Lushnje/ Digjet 68 vjeçari, niset me urgjencë në spital

Një banesë në qytetin e Lushnjes është përfshirë nga flakët, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Banesa ka qenë në pronësi të 68 vjeçarit me iniciale P.M, i cili ka marrë plagë në trup.

Ky i fundit, ndodhet në spital dhe nën kujdesin e mjekëve.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›