E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Banesa u përfshi nga flakët, i moshuari shpëtoi gruan dhe djalin, por përfundoi në spital nga lëndimet

Një banesë në fshatin Gajush në Lezhë, në rrugën e Burgut, u përfshiri nga flakët, duke pësuar dëme të pjesshme. Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt, një i moshuar që jetonte aty me bashkëshorten dhe djalin.

Mësohet se Gjonaj ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka parë flakët të përhapen me shpejtësi. Megjithëse i sëmurë, ai ka arritur të nxjerrë jashtë bashkëshorten dhe djalin, ndërsa ka tentuar të shuajë zjarrin, por pa sukses.

Gjatë përpjekjes, ai ka hyrë sërish në banesën e përfshirë nga flakët, duke rrezikuar jetën e tij. Si pasojë, ai është ndjerë keq dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të lokalizuar dhe shuar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›