E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat, cmimet u rriten 9.2% me 2009

Ne tremujorin e pare te vitit 2009 indeksi i cmimit te banesave u rrit me 9.2 per qind, ne krahasim me nje vit me pare, ndersa ra me 5.7 per qind ne krahasim me tremujorin e meparshem. Lajmin e dha Banka e Shqiperise ne nje analize qe iu beri zhvillimeve ne sektorin e ndertimit per tremujorin e pare te vitit. Rritja vjetore gjate ketij tremujori, perbene nje pike kthese ne prirjen renese te indeksit te cmimit te banesave, e cila ka filluar qe ne tremujorin e katert te vitit 2007. Gjate dy tremujoreve te kaluar ky indeks kishte pesuar renie, perkatesisht me 4.3 dhe 0.9 per qind. Rritja e cmimeve per vitin 2009 duket se vjen si pasoje i zhvleresimit te lekut ne tregun e kembimit. Duke qene se banesat shiten ne euro dhe bleresit i kane te ardhurat ne leke, cmimi i tyre eshte rritur kete vit automatikisht vetem nga efektet e kursit te kembimit . Ne kryeqytet, sidomos per ambiente tregtare ne zonat e shtrenjta, si Blloku, stadiumi "Qemal Stafa" apo prane Radio-Televizionit Shqiptar, kerkesa eshte gjithnje e larte dhe cmimet gjithashtu, jane te shtrenjta. Agjencite imobilare vleresojne se ato ndryshojne nga zona ne zone, por mesatarisht mund te thuhet se qirate mujore te zyrave luhaten nga 10-25 euro/m2, te dyqaneve deri ne 35 euro/m2, ndersa per banesat, llogaritet nje cmim rreth 4-5 euro/m2 ne muaj. Keto nivele cmimesh kane mbetur pa levizur gjate 2-3 viteve te fundit. Cmimet me te larta per sa u takon qirave ne tregun imobilar, i paraqesin dyqanet. Edhe midis tyre, me te shtrenjtat ofrohen nga qendrat tregtare. Per nje ambient tregtar prej 25-30 metrash katrore ne nje qender tregtare te Tiranes, mesatarisht qiraja eshte 800-1.000 euro ne muaj. Por mbi 1.000 euro paguajne edhe dyqanet e rrugeve te njohura tregtare te kryeqytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›