E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrojtimi i biznesit, kryeson sektori i ndertimit

Blerina Hoxha

Sektori i ndertimit nder bizneset e tjera duket me optimisti, kryesisht prej krijimit te hapesirave te reja per ndertim dhe kontratave ne rritje per shitjet. Sipas Bankes se Shqiperise, treguesi i besimit te ndertimit (TBN) eshte rritur me 4.4 pike perqindjeje ne tremujorin e dyte te vitit 2009 krahasuar me tremujorin e meparshem. "Permiresimi i treguesit te sektorit te ndertimit eshte shkaktuar nga kombinimi i zhvillimeve me kahe te ndryshme ne komponentet perberes te tij", njofton Banka e Shqiperise. Por gjate procesit te anketimit, bizneset e ndertimit kane raportuar se prania e ekonomise informale eshte faktori me ndikimin me te madh, i cili ka penguar aktivitetin e tyre. Rreth 59 per qind e bizneseve kane raportuar se kontratat e porositesve kane qene te mjaftueshme ose me shume se normalja, gjate tremujorit te dyte te vitit, krahasuar me 44 per qind ne tremujorin e pare te vitit. Rreth 41 per qind e tyre i vleresojne te pamjaftueshme kontratat e porositura gjate tremujorit aktual, krahasuar me 57 per qind ne tremujorin e pare. Shfrytezimi i kapaciteteve ndertuese ne tremujorin e dyte te vitit 2009 eshte ne masen 67 per qind. Kjo perbene nje rritje prej 4.5 pike perqindje nga tremujori i kaluar, inventaret jane vleresuar ne renie edhe gjate tremujorit te dyte. Ne te njejten kohe, gjendja financiare e bizneseve ka njohur permiresim ne tremujorin aktual. Cmimet e prodhimit raportohen te pandryshuara nga tremujori i meparshem. Pritjet per tremujorin e trete flasin per nje permiresim te pritshem ne sektorin e ndertimit. Pritjet per cmimet e prodhimit, sinjalizojne nje prirje te lehte renese. Rritja e cmimeve per vitin 2009 duket se vjen si pasoje e zhvleresimit te lekut ne tregun e kembimit. Duke qene se banesat shiten ne euro dhe bleresit i kane te ardhurat ne leke, cmimi i tyre eshte rritur kete vit automatikisht, vetem nga efektet e kursit te kembimit Sipas Bankes se Shqiperise, sektori i ndertimit perfaqeson nje nga sektoret me aktive te ekonomise shqiptare. Gjate vitit te kaluar prodhimi i ketij sektori ka perfaqesuar rreth 14 per qind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto ne vend dhe ka siguruar rreth 17 per qind te shitjeve totale, nga sektoret prodhues jobujqesore te ekonomise se vendit. Ne sektorin e ndertimit regjistrohen si te punesuar mesatarisht rreth 18 per qind e te punesuarve gjithsej, ne sektorin privat jobujqesor te ekonomise se vendit. Ritmet e shpejta te rritjes se prodhimit ne kete sektor kane bere qe kontributi i tij ne rritjen ekonomike te viteve te fundit, te jete i konsiderueshem. Bazuar ne te dhenat nga lejet e miratuara per ndertime, nje peshe gjithnje e me te madhe kane zene ndertimet per qellime banimi. Ndersa, ndertimet e reja perbejne peshen me te larte ne vleren e parashikuar te lejeve te ndertimit, krahasuar me rikonstruksionet. Per sa i takon sektorit shteteror ai eshte i perqendruar ne nje mase me te madhe ne ndertimet inxhinierike, ku aktiviteti kryesor lidhet me ndertimin e rrugeve dhe autostradave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›