E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat shtetërore, aplikuesit për kontratën e privatizimit

03/04/2012  Familjet që jetojnë në banesa me pronësi shtetërore

Familjet që duhet të lidhin kontratat noteriale për të marrë shtëpitë

Në mbledhjen e ditës së enjte këshilli bashkiak do të miratojë edhe vendimin për përfundimin e procedurave të privatizimit të banesave që kanë mbetur pa u regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për shkak se nuk ishin lidhur kontratat e privatizimit para noterit publik. Tashmë janë detajuar edhe 75 familjet që do të lidhin kontrata para noterit për të siguruar kalimin e banesës që deri më sot është klasifikuar si pronë shtetërore në emrin e tyre. Prej vitesh këto familje kanë shlyer detyrimet pranë drejtorisë përkatës sa i takon qerase. Sipas ligjit për privatizimin e banesave shtetërore, kjo kategori familjes të evidentuara duhej të kishin lidhur kontratën e shitblerjes së apartamenteve para noterit, në mënyrë që të kryhej edhe procesi i privatizimit, duke zyrtarizuar regjistrimin në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Proces ky që mbeti i bllokuar për shumë kohë. Konkretisht në pikën një të vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2008 për "Procedurat e privatizimit të banesave” thuhet se "privatizimi i banesave të ndërtuara nga shteti para vitit 1992 dhe që janë objekt i ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit të 2004-s për "Programet sociale për strehimin e banoreve të zonave urbane", i ndryshuar, që figurojnë në pronësi të shtetit, do të kalojnë në pronësi të personit që ka pasur kontratë qiraje me shtetin para 1992 dhe personave të tjerë të familjes”. Lidhja kontratës së privatizimit bëhet nga kryebashkiaku ose personi i autorizuar prej tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›