Doganat, për 3-mujorin e parë arkëtohen 27.4 miliardë lekë
03/04/2012 Rritje kryesisht të mallrave të akcizës
Të ardhurat për fillimvitin e 2012-ës për doganat shqiptare kanë qenë në nivele pozitive. Nivele, të cilat nuk kanë qenë shumë të larta, por rezultojnë më pozitive se një vit më parë. Nëpërmjet një komunikate për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar të dhënat statistikore për tremujorin e parë të 2012. Ajo deklaroi se gjatë tremujorit të parë të vitit ka realizuar planin e të ardhurave në masën 100.7 për qind. Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymyshka, bëri të ditur se në tre muajt e parë të vitit janë mbledhur 27.4 miliardë lekë, me një rritje prej 6.1 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pavarësisht se performanca në mbledhjen e të ardhurave në tërësi për vitin 2012 ka nisur e zbehtë, doganat edhe në fillimin e këtij viti po shfaqin realizime më të larta se Tatimet. Ndërkohë, Gjymyshka bëri të ditur se në tremujorin e parë ka pasur një rritje të importeve të mallrave kryesorë të akcizës. Gjë që tregon se shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve nuk ka filluar ende të ndihet. Krahas rritjes së importit të karburanteve, është rritur edhe import i kafesë dhe pijeve alkoolike. Gjë që tregon se edhe kriza ekonomike që ka filluar të ndihet në ekonominë shqiptare, nuk i ka penguar shqiptarët që të ulin konsumin e kafesë dhe pijeve alkoolike.