E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat sociale Bashkia e Tiranes gati aplikimet

TIRANEuml- Bashkia e Tiranes ftoi sot qytetaret e Tiranes qe kerkojne te perfitojne nga programi i banesave sociale te aplikojne ne zyrat e qeverisjes vendore e me pas te paraqiten prane Bashkise per te terhequr dokumentacionin qe duhet te plotesojne.

Sipas drejtores se menaxhimit te strehimit dhe sherbimit social ne Bashkine e Tiranes Ogerta Manastrilliu ky program perfshin rreth 400 apartamenteve ne zonen e Shkozes qe priten te perfundojne se afermi.

Projekti po realizohet nepermjet kredise se perfituar nga Banka e Keshillit te Europes cka e ben te parin e ketij lloji qe Bashkia e Tiranes po zbaton nje program me te tilla permasa tha ajo.

Aktualisht kjo drejtori eshte ne fazen e grumbullimit te dokumentacionit dhe menjehere pas depozitimit dhe verifikimit te tij do te hartohet dhe miratohet lista e perfituesve.
Manastirlliu shton se kategorite perfituese percaktohen nga ligji ndaj dhe Bashkia ka ne vemendje qe te pikezoje maksimalisht familjet me shume femije nenat kryefamiljare personat me aftesi te kufizuar te moshuarit ciftet e reja familjet qe jetojne ne kushte te veshtira higjeno - sanitare etj.

Sipas Manastrilliut ky program vjen paralel me projektet e tjera qe Bashkia po planifikon te zhvilloje ne te ardhmen per te permbushur te gjitha nevojat e qytetit ne rritje.
Qytetaret e interesuar per cdo informacion mund te drejtohen ne Zyrat e Informimit Qytetar dhe Qendren operatore ne Bashkine e Tiranes.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›