E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Opozita kunder liberalizimit te vizave

Opozita po behet pengese per heqjen e vizave dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian por kjo vjeshte do te jete vjeshta e levizjes se lire te shqiptareve ne Europe. Keshtu eshte shprehur kryeministri Sali Berisha duke shtuar se opozita po mundohet te nxije investimet e qeverise ku vecoi impaktin e Rruges se Kombit i cili ndjehet jo vetem ne zhvillimin e Shqiperise por edhe te te gjithe rajonit.

Keto arritje tmerrojne nje grusht zemerligjsh te cilet mbi mashtrimin trillimin shpifjet duan te ndertojne karrieren e tyre. Lejet e ndertimit i ndajne me njeri-tjetrin. Qytetareve do tu sherbehet ne nje sportel te vetem per te gjithe dokumentacionin qe kane nevoje. Vjeshta eshte vjeshta juaj e madhe vjeshta e levizjes se lire vjeshta e dinjitetit tuaj vjeshta e arritjes tuaj historike tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha i beri keto deklarata ne ceremonine e perurimit te konviktit te shkolles se mesme te Kukesit godine qe eshte ndertuar ne kuader te programit madhor te qeverise per ndertimin e nje infrastrukture moderne te arsimit ne vend.Shqiperia ndodhet ne catine e botes ka perfunduar Berisha ne fjalen e tij per sa i perket numrit te nxenesve qe ndjekin shkollen e mesme ne raport me popullsine.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›