Bangkok, 80 mijë protestues në shesh

Të paktën 80 mijë “këmisha të kuqe” kanë dalë në sheshin qëndror te Bangkokut në Tajlandë për të protestuar kundër kryeministrit Vejajiva.
Protestat kanë mbërritur në ditën e 16-të dhe sipas manifestuesve, gjithcka do vazhdojë deri sa kryeministri të shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Ushtarë të shumtë kanë rrethuar ndërtesat qeveritare. Deri në këto momente nuk ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë.