Bangladesh, gjendet pas 17 ditësh nën rrënojat e ndërtesës

DHAKA - Një grua është gjetur gjallë nën rrënojat e ndërtesës që u shemb në kryeqytetin e Bangladeshit, 17 ditë më parë.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve tha se gruaja e quajtur Rasha, është gjetur nën rrënojat e katit të dytë të ndërtesës 8 katëshe në Dhaka.
Gruaja e cila ka shpëtuar për mrekulli nuk ka lëndime serioze dhe është trasportuar në spital.
Ndërkohë numri i të vdekurve nga rrëzimi i ndërtesës e cila nuk plotësonte kushtet e sigurisë është rritur në më shumë se 1000 veta.
Numri pritet të rritet thonë zyrtarët, pasi dyshohet se mund të ketë trupa të tjerë nën rrënojat e ndërtesës.
Në këtë ndërtesë ndodheshin edhe disa punishte tekstile që ka tërhequr vëmëndjen për kushtet e dobëta të punës ku prodhoheshin kryesisht veshje për markat kryesore ndërkombëtare.
Kjo tragjedi, e cila është cilësur si më e rënda në historinë e Bangladeshit është një shtysë për të përmisuar kushtet e punës në fabrikat e vendit.
Redaksia online
(e.k/shqiptarja.com)