E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Banka Botërore financim shtesë 1.49 miliardë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore ka miratuar 1.49 miliardë dollarë financim shtesë për Ukrainën. Sipas deklaratës, BB sqaron se financimi shtesë është pjesë e paketës mbështetëse me vlerë më shumë se 4 miiardë dollarë që do të ndihmojë në pagimin e pagave të qeverisë dhe punonjësve socialë.

Po ashtu, sipas CNN fondet do të ndihmojnë në mbështetjen e portofolit të projekteve të Bankës Botërore në Ukrainë, duke përfshirë projektet për “furnizimin me ujë, kanalizimet, ngrohjen, energjinë, efikasitetin e energjisë, rrugët, mbrojtjen sociale, arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Më shumë se 2 miliardë dollarë nga fondi total i premtuar, janë paguar tashmë në Ukrainë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›