Iran, treni del nga shinat pas përplasjes me ekskavator, 13 të vdekur

Trembëdhjetë persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Iranin lindor të mërkurën, ndërsa 60 pasagjerë u plagosën rëndë , raporton Reuters.
Treni që udhëtonte për në qytetin Yazd u përplas me një ekskavator përpara se të dilte nga binarët 50 km (30 milje) nga qyteti i Tabas, ku filloi udhëtimin e tij, tha një zyrtar hekurudhor për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA.
“Pesë autoambulanca janë në vendin e aksidentit dhe 12 të tjera janë në rrugën e tyre,” i tha agjencisë shefi i menaxhimit të krizave të provincës së Khorasanit Jugor.
/rtsh.al/