E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore rreziku s’ka kaluar

Banka Boterore thote se recesioni global do te thellohet me teper se çishte parashikuar, nderkohe qe vendet ne zhvillim do te ndeshen me rritje papunesie dhe thellim te varferise, gjate ketij viti. Banka Boterore thekson ne raportin e saj me te fundit se recesioni ekonomik global solli renie te kapitalit nderkombetar dhe se investimet e huaja pritet te bien edhe me shume gjate ketij viti. Ne fillim te ketij muaji, Banka Boterore tha se ekonomia globale do te tkurrej 2.9 per qind, krahasuar me parashikimin per renie ne masen 1.7 per qind qe kishte bere ne mars. Organizata nderkombetare tha se ekonomia boterore do te filloje te perjetoje rritje nga fundi i ketij viti, por paralajmeron se rimekembja do te jete me e ngadalte nga sa parashikohej me pare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›