Maqedoni-Greqi pa rezultat raundi i pare
Ka perfunduar pa asnje rezultat pozitiv raundi i pare i bisedimeve ndermjet Greqise dhe Maqedonise per ceshtjen e emrit, i zhvilluar ne Gjeneve te Zvicres. Ne kete raund ndermjetesuesi i Kombeve te Bashkuara, Metju Nimic, nuk ka paraqitur propozim te ri per emrin, por ka identifikuar sferat te cilat deri tani e kane ngadalesuar procesin.
Pas takimit ne nje konference per shtyp Nimic ka deklaruar se ka gatishmeri nga te dy anet qe te negociohet, por nuk ka zhvillim real, pasi te dyja palet kane ngulur kembe thelle ne pozitat e tyre. Sipas Nimic ky eshte moment i mire qe periudha e cila na pret te shfrytezohet per shtyrjen e procesit, duke e pasur parasysh nevojen per zgjidhjen e kontestit shumevjeçar diplomatik, por dhe per stabilizimin e rajonit.
Ndermjetesuesi Nimic theksoi se me 6 korrik do zhvilloje nje tjeter takim me te dyja palet.