E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Boterore vlereson performancen ekonomike te Shqiperise

Vlerësime pozitive dhe optimiste për zhvillimin ekonomik në Shqipëri vijnë nga autoritete të lartë të Bankës Botërore. Jane Armitage, drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore vlerëson se në kulmin e një krize ekonomike, vendi ynë ruajti ritme pozitive të rritjes. Armitage parashikoi një rritje ekonomike prej 1 për qind këtë vit, për shkak të përkeqësimit të mjedisit të jashtëm.

Po ashtu sipas Armitage, bordi Bankës Botërore ka rritur financimet në Shqipëri në vitet e fundit, që sipas saj pothuajse do të dyshohen në vitet e ardhshme.

I pranishëm në 20 vjetorin e Bankës Botërore në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha deklaroi se ekonomia shqiptare i rezistoi krizës ekonomike falë reformave të shëndetshme të ndërmarra edhe në bashkëpunim me Bankën. Sipas kryeministrit, investimet e Bankës Botërore kanë qenë përcaktuese që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar.

Gjatë fjalës së mbajtur, numri një I financave shqiptare vlerësoi mbështetjen e Bankës Botërore në vite, e cila kontriboi në kalimin e Shqipërisë nga një vend me të ardhura të ulta në një vend me të ardhura të mesme- të larta. Bode ftoi institucionet e zhvillimit të investojnë në fusha strategjike të vendit.

Në takimin e Bankës Botërore ishte i ftuar edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sekui, i cili theksoi se organzimi që ai përfaqëson është angazhuar në shumë projekte të rëndësishme e të suksesshme në Shqipëri, për të cilat është konsultuar me Bankën Botërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›