E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon perfaqesues te universiteteve italiane

Kryeministri Berisha priti një grup përfaqësuesish të universiteteve të ndryshme italiane, që ndodhen në Tiranë, në kuadër të javës italiane. Kryeministri i njohu me zhvillimin e arsimit në vend, i cili përfshin tashmë 71 % të maturantëve që mbarojnë shkollat e mesme në vend, shifër kjo e trefishuar që nga 2005-a. Tashmë- theksoi kryeministri- qëllimi kryesor është cilësia në arsim. Ai vlerësoi bashkëpunimin me Italinë në këtë fushë, duke qenë se atje ndodhen  një numër i konsiderueshëm studentësh shqiptarë. Përfaqësuesit e universiteteve italiane shprehën vlerësimin për përmirësimin e dukshëm në sistemin arsimor të vendit dhe ofruan mbështetjen, që nëpërmjet projekteve të përbashkëta të forcohet bashkëpunimi ndëruniversitar, si dhe të jepen bursa për studentët shqiptarë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›