E Enjte, 5 Nëntor 2026

Banka Evropiane e Investimeve hap përfaqësi në Shqipëri

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Banka Evropiane e Investimeve (BEI) do të hapë zyrën e saj të përfaqësisë në Shqipëri. Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave, vendosi në mbledhjen e fundit, miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Banka Europiane e Investimeve është një nga institucionet e rëndësishme financiare, që mbështet përmes financimit projekte të rëndësishme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare. Banka Evropiane e Investimeve ofron mbështetjen e saj në sektorë të rëndësishëm të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›