E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohet euroja, dollari humb lehtë terren

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot dollari amerikan humbi lehtë terren në raport me lekun, ndërsa euroja forcoi pozitat, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer të premten me 98.27 lekë, duke u ngjitur me 0.10 pikë në krahasim me një ditë më parë.

Gjithsesi monedha europiane regjistron aktualisht nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë. Ndërkohë dollari amerikan humbi terren lehtë përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar, një dollar u këmbye sot në vend me 90.27 lekë, rreth 0.01 lekë më pak se ditën e enjte.

Paundi britanik këmbehet me 117.98 lekë, ose 0.082 lekë më pak dhe ndërsa franga zvicerane u këmbye me 105.34 lekë, ose 0.34 lekë më shumë se të enjten.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 90.27 -0.01
Euro EUR 98.80 +0.10
Poundi Britanik GBP 117.98 -0.08
Franga Zvicerane CHF 105.34 +0.34
Jeni Japonez (100) JPY 60.65 +0.01
Dollari Australian AUD 60.81 +0.11
Dollari Kanadez CAD 65.60 -0.14
Korona Suedeze SEK 8.70 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.42 +0.05
Korona Daneze DKK 13.24 +0.01
SDR SDR 120.81 -0.15
Ari(OZ 1) XAU 238184.62 +1,850.54
Argjend(OZ 1) XAG 2811.23 +46.63
Juani Kinez (onshore) CNY 12.77 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.76 +0.02
Lira Turke TRY 2.63 -0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›