Banka Qendrore e Shqiperise do ta mbaje te pandryshuar interesin baze

Banka Qendrore e Shqiperise vendosi sot te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit bankar ndersa keshilli mbikeqyres i saj vleresoi se situata makro-ekonomike e vendit eshte e qendrueshme dhe presionet inflacioniste jane te kontrolluara deri nen 3 per qind. Guvernatori i Bankes Qendrore Ardian Fullani tha se parashikimet per tremujorin tjeter jane optimiste pavaresisht presioneve inflacioniste nga jashte dhe pavaresisht kujdesit te rritur te bankave nivelit te dyte ne kredidheneie.
Zoti Fullani tha se bankat kane likuiditete te lira ne para ne maksimumin e vet per te dhene kredi.
Gjykimi i Bankes se Shqiperise eshte qe tregu shqiptar ka likuiditet te mjaftueshem per te kredituar ekonomine duke i dhene nxitje kapjes se potencialit te saj ekonomik. Ka hapesire te gjere. Likuiditeti baze ekziston oferta ekziston tha zoti Fullani.
Guvernatori Fullani tha se Banka Qendrore ka ndermarre nje seri masash per te mbeshtetur bankat e nivelit te dyte ne dhenien e me shume kredive dhe ne reduktimin e kredive te keqija por ne uljen e ritmit te kredive ka ndikuar ulja e kerkeses per kredi.
Kreditimi i vogel dhe i mesem ne Shqiperi ashtu si ne rang boteror ka probleme sepse bankat me nje sere dokumentacioni baze shtese jane shume me te kujdesshme se sa me pare. Pra ka nje bllokim te kreditimit te biznesit te vogel dhe te mesem. Ketu kerkohet shume per te bere. Ndersa kreditori i madh eshte i bllokuar per shkak te mosadministrimit te kreditimit te tij perpara krizes. Bankat jane te gatshme tia japin kredine por ky nuk eshte i gatshem per te marre tha zoti Fullani.
Guvernatori Fullani keshilloi biznesin privat qe te kerkojne me projekte realiste me shume kredi nga sistemi bankar ndersa u beri thirrje bankave te nivelit te dyte qe te japin me shume kredi per te shtuar optimizmin e ekonomise se vendit sepse aktualisht dhe ne parashikime afatmesme oferta eshte disa here me e madhe se kerkesa.
Ekziston nje situate ku kerkohet nje nxitje e kerkeses me projekte adekuate dhe per thithjen e investitoreve strategjike. Por kjo do te varet shume nga optimizmi realizmi dhe njekohesisht nga iniciativa e bazuar mire ne projekte reale te sektorit privat. Ne nje kohe kur Banka e Shqiperise ka siguruar kushtet e pershtatshme makro-financiare per nje stabilitet te kursit te kembimit stabilitet te inflacionit dhe dhenies pa kufi te likuiditetit ne treg tha zoti Fullani.
Ekonomia shqiptare kaperceu me pasoja minimale ndikimet e krizes ekonomike boterore dhe madje ishte e vetmja ne rajon qe shenoi rritje ekonomike ne vazhdimesi. Megjithate studimet e Bankes Qendrore dhe te Fondit Monetar Nderkombetar nxorren se tani kompanite private dhe entet shteterore duhet te kapercejne ngurrimin dhe friken e krizes boterore dhe te investojne me guxim duke reduktuar deficitin buxhetor dhe borxhin e brendshem pikerisht permes rritjes se fitimeve dhe mbledhjes me te mire te taksave.