Mijera ushtare amerikane perfundojne ne te pastrehe

Mijera ushtare amerikane jane kthyer nga sherbimi ne Irak dhe Afganistan dhe kane perfunduar ne Shtetet e Bashkuara ne mesin e te pastreheve. Organizatat qe i ndihmojne veteranet thone se shume prej tyre perfundojne neper rruge ose ne strehimore disa muaj pas perfundimit te sherbimit ushtarak.
Ish rreshterja Q-Tara Henry ka sherbyer ne ushtrine amerikane per 11 vite pasi u regjistrua ne te vullnetarisht menjehere pas perfundimit te shkolles se mesme. Ajo ka kryer dy turne sherbimi ne Irak si specialiste e substancave kimike nje pune e cila perfshin gjetjen dhe largimin e substancave me permbajtje kimike biologjike dhe radiologjike. Ajo u be e pastrehe pas kthimit ne jeten civile dy vite me pare.
Pasi hyra ne ushtri menjehere pas perfundimit te shkolles se mesme kthimi ne jeten civile 11-12 vite me vone eshte shokues. Nuk di ku te fillosh me jeten civile.
Administrata e Veteraneve thote se nje ne kater njerezit e pastrehe ne Shtetet e Bashkuara eshte veteran megjithese veteranet perbejne vetem 11 perqind te numrit te popullsise ne Amerike. Shume veterane qe perfundojne sherbimin ushtarak perfshire Q-Tara Henry ballafaqohen me shifrat e larta te papunesise ne Shtetet e Bashkuara.
Jetoj ne nje strehimore dhe ende nuk kam gjetur pune. Punedhenesit me thone se ose jam me shume pervoje ose me thone se pervoja ime ne ushtri nuk ka lidhje me punen ne boten civile. Ka nje numer arsyesh te ndryshme qe me japin. Sherbimi ne ushtri nuk ka rendesi per punet ne sektorin civil.
Tory Lyon eshte drejtore e Projektit Jericho nje organizate jo qeveritare qe ndihmon veteranet e pastrehe te gjejne pune dhe banese. Ajo thote se nuk eshte nje arsye e vetme qe i bene veteranet te jene te pastrehe megjithese ata vuajne nga semundjet e stresit depresioni ose traumat e ndryshme.
Zakonisht eshte nje numer i madh problemesh qe detyrojne disa nga veteranet te perfundojne ne grupin e njerezeve te pastrehe perfshire perdorimin e droges problemet e shendetit mendor shmangia nga familja pamundesia per te mbajtur vendin e punes.
Dy te tretat e buxhetit te Projektit Jericho financohen nga qeveria amerikane dhe nje e treta financohet nga korporatat private dhe donacionet. Fale punes se Projektit Jericho Q-Tara Henry ndjek mesimet qe do ta ndihmojne ate te gjeje pune. Tory Lyon thote se Departamenti i Mbrojtjes mund tu jape me shume informacione ushtareve para largimit te tyre nga dertyra.
Mendoj se duhet fokusuar me shume ne ceshtjen e banimit sepse eshte shume e veshtire te perparosh kur nuk ke nje vend te sigurte dhe te qendrueshem per te banuar.
Q-Tara Henry jeton ne nje strehimore per veteranet e pastrehe ne qytetin e Nju Jorkut. Projekti Jericho po e ndihmon ate qe ne te ardhmen te jetoje ne banesen e saj. Por sipas Administrates se Veteraneve me shume se 100 mije veterane te ushtrise amerikane do te mbeten ne strehimore dhe ne rruge.