Banka e Shqipërisë: Përmirësimi i situatës shëndetësore mbështeti një rigjallërim të shpejtë të aktivitetit ekonomik

Situata më e mirë shëndetësore dhe lehtësimi i masave kufizuese, mbështetën rigjallërimin e aktivitetit ekonomik. Përmirësimi ka qenë më i dukshëm në tremujorin e dytë të vitit, kur procesi i vaksinimit u përshpejtua.
Përvoja e kësaj periudhe, tregon se përshpejtimi I procesit të vaksinimit mbetet i rëndësishëm për të zbutur pasiguritë që ecuria e pandemisë ende ruan mbi zhvillimet e ardhshme ekonomike dhe financiare.
Kjo u evidentuar ne Deklaraten e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 te bere nga Banka e Shqiperise. Veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme thekson banka . Depozitat dhe kreditë u rritën, cilësia e kredisë u përmirësua ndjeshëm dhe treguesit e tjerë të qëndrueshmërisë financiare mbetën në nivele të përshtatshme. Në tërësi, eskpozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve u paraqit i kontrolluar.
Për sektorin bankar, mbetet aktuale rëndësia e vlerësimit të rregullt të shkallës së ekspozimit ndaj rreziqeve, dhe e ruajtjes së një qëndrimi proaktiv në drejtim të marrjes së masave për zbutjen dhe përballimin e tyre.
Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar.
Në përgjithësi, kushtet e financimit mbetën të favorshme dhe shumë shtete vijuan të mbështesin ekonominë me politika të favorshme fiskale e financiare. Ecuria e treguesve të punësimit ka qenë përgjithësisht pozitive.