E Enjte, 5 Nëntor 2026

Prodhime të bollshme bujqësore

Në fushën e prodhimit bujqesor,pavarësisht kushteve te motit të cilat kanë qënë të vështira në shkallë globale, Kina pret nje stinë produktesh të bollshme dhe të ketë rendimente të larta të prodhimit të drithërave këtë vit, njofton Radio e Jashtme e Kinës. Vlerësohet se sipërfaqja e kulturave të vjeshtës sivjet arrin në 86 milionë hektarë, duke pasur rritje në krahasim me vitin e kaluar. Edhe vëllimi i blerjes pritet gjithashtu të ngrihet. Parashikohet që rreth 175 miliardë kilogramë drithëra do të blihen gjatë sezonit të pikut këtë vit. Kjo është një rritje prej rreth 10 miliardë kilogramë krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme. Në të njëjtën kohë, çmimi mesatar për orizin është rreth 0.42 dollarë amerikanë për kilogram, dukshëm më lart se çmimi më i ulët mbrojtës.



Për sa u përket llojeve të drithërave, prodhimi i grurit dhe orizit është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me një tepricë të lehtë të grurit dhe një tepricë vjetore prej rreth 30 miliardë tonë të orizit, duke treguar një nivel të lartë të rezervave të drithërave dhe një furnizim të bollshëm të llojeve të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›