E Enjte, 5 Nëntor 2026

Banka e Shqipërisë, marrëveshje me BQE për parandalimin dhe mbrojtjen e kartëmonedhave euro nga falsifikimi

 

Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtjes së kartëmonedhës euro nga falsifikimi, njofton ATSH.

BSH-ja bën të ditur se kjo marrëveshje synon të rregullojë dhe të lehtësojë procedurat e bashkëpunimit midis dy autoriteteve qendrore në fushën e mbrojtjes nga falsifikimi i kartëmonedhave euro në territorin e vendit tonë.

Marrëveshja standardizon informacionin teknik në funksion të përforcimit të kapacitete teknike për monitorimin dhe parandalimin e falsifikimit të kartëmonedhave euro në Shqipëri. Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane do të mundësojë informacione me specifikime e të dhëna të përfituara nga analiza teknike të kartëmonedhave euro të falsifikuara, të zbuluara në Evropë dhe jo vetëm.

Guvernatori i BSH-së Gent Sejko vlerëson se ky bashkëpunim është mjaft i rëndësishëm për intensifikimin e shkëmbimit të informacionit, opinioneve dhe ekspertizës në fushën e falsifikimit të euros. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›