E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama: Peshkatarët rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me momente nga puna e peshkatarëve në vendin tonë. Kryeministri përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook jep detaje nga puna e një peshkatari dhe rolin që ato kanë në rritjen ekonomike. Kreu i qeverisë shkruan se peshkatarët po i japin hov ekonomisë tonë, ku që prej 2013-tës sektori i peshkimit ka njohur rritje të ndjeshme falë edhe politikave tona e përmes lehtësirave fiskale që ne kemi ndërmarrë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të peshkatarëve në rivierën tonë që të çlodhin sytë, por që po i japin një hov ekonomisë tonë, ku që prej 2013-tës sektori i peshkimit ka njohur rritje të ndjeshme falë edhe politikave tona e përmes lehtësirave fiskale që ne kemi ndërmarrë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›