Banka e Shqipërisë prezanton kartomedhën 10 mijë lekëshe

Banka e Shqipërisë ka bërë të njohur kartomedhën e re shqiptare, prerjen 10 mijë lekëshe. Ajo vlerësohet si prerja më e madhe e kartmonedhave të emetuara ndonjëherë në Shqipëri. Nga korriku kjo prerje, pjesë e serisë me kurs ligjor në Shqipëri, do të hidhet në qarkullim. Sipas autoriteteve të mbikqyrjes bankare, krahas kartëmonedhës së re 10 mijë lekëshe do të hidhet në qarkullim dhe prerja e re prej 1,000 lekë.
Arsyet e hedhjes në qarkullim të kësaj prerjeje me vlerë të madhe, i ka shpjeguar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Sipas guvernatorit, kjo prerje plotëson kërkesat e tregut për ta pasur në strukturën e serisë sonë të kartëmonedhave me kurs ligjor.
Televizioni Shqiptar pa pasqyruar në vijimësi punën disavjeçare të Bankës së Shqipërisë për të emetuar serinë e re të kartëmonedhave Lek, si dhe njëkohësisht për të garantuar në çdo moment furnizimin e ekonomisë me para të gatshme.
Në një emision të pak muajve më parë kemi njoftuar shtypjen dhe hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave të reja të prerjeve të ndryshme. Ato kanë plotësuar strukturën e kartëmonedhave të lidhur me strukturën e çmimeve dhe pagave, zhvillimet e sistemit të pagesave, si dhe treguesve të tjerë që lidhen me trajtimin e parasë.
Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim, sipas autoriteteve, do të mundësojë një qarkullim më të mirë dhe më efikas të parasë së gatshme. Ajo do të uli kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, dhe do të rriti efikasitetin e Bankës së Shqipërisë në administrimin e parasë fizike dhe emisionit.