E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat amerikane nen testim deri ne 2014-en

Testimet mbi bankat kthehen sërish si protagoniste në SHBA. Rezerva federale ka njoftuar se 31 banka amerikane do ti nënshtrohen kontrolleve mbi pasurinë dhe shërbimet e tyre. Qëllimi i testimit sipas BQ të Amerikës lidhet me masat efikase për mbrojtjen nga recesioni si dhe sigurimin që kapitali që ato kanë në dispozicion të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar humbjet.

Skenarët e përkeqësuar kanë evidentuar një normë papunësie më lartë se 13%, një rënie të PBB me 8 pikë përqindje dhe një përkeqësim të sektorit imobiliar. Testimet mbi bankat apo i quajtur ndryshe stress test janë përgatitur pikërisht për të rikuperuar besimin tek institutet e kreditit, duke shfaqur aftësitë e tyre të rikuperimit dhe rezistencës pas një viti me të vërtet turbullues nga këndvështrimi financiar. Ndër të tjera, bankat duhet të tregojnë se kanë asete financiare më të larta se 50 miliardë dollarë, duhet të rishikojnë planet e tyre mbi kapitalin për 2012, përvec humbjeve eventuale, duke përdorur katër skenare të ndryshme, dy prej të cilave të përgatitur nga Rezerva Federale dhe pjesa tjetër nga vet institutet kredituese. periudha e testimit do të zgjasë që nga tremujori i fundit i 2012 deri në tremujorin e katërt të 2014. tre vjet në total ku do të sigurohen kredia amerikane nga kërcënimet më të ngutshme.

BQ amerikane ndër të tjera parashikon që rezultatet e stress testit mbi bankat të bëhen publike nga të 19 grupet më të mëdha. gjashtë institucione të cilat do të tregojnë se kanë shkëmbimet më të mëdha tregtare, kanë për detyrë të vlerësojnë humbjet në rast të një shocku global të tregjeve.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›