Bankat dhe shërbimet financiare

Edhe pse në Shqipëri tregu bankar vlerësohet si një nga tregjet me të maturuar, që siguron besueshmëri të lartë të tregut monetar, Indeksi Global i Mundësive i vitit 2021 e rëndit Shqipërinë në nivele jo të kënaqshme sa i përket treguesve të studiuar, ku regres më të lartë kanë shënuar shërbimet financiare. Ku shfaqen problemet me bankat tregtare të nivelit të dytë?
Në Shqipëri bankat dhe besueshmëria ndaj tyre është mjaft e lartë, ndërsa qëndrimi aktual i politikës monetare është vlerësuar i përshtatshëm, për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv.
Por Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen më të madhe në 1 vit. Vendi ynë ka humbur vende nw rwnditje nga 2020 në 2021, sipas treguesve të studiuar, ku regres më të lartë ka parë në shërbime financiare.
Indeksi Global i Mundësive vlerëson tërheqjen e vendeve për investitorët ndërkombëtarë duke përdorur një kombinim të faktorëve. Këta faktorë ndahen në disa kategori, ku shërbimet financiare matin thellësinë dhe gjerësinë e aksesit të një vendi në shërbimet financiare.
Përkatësisht, Shqipëria renditet e 99-ta në shërbime financiare dhe me përmirësim të lehtë në perceptimin e biznesit në të cilin renditet e 61-ta në botë.
Rënditja duket se bie ndesh edhe me vlerësimet e autoiriteteve vendase, ku psh Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se katër bankat më të mëdha në vend i kanë përmbushur detyrimet dhe rekomandimet e vendosura. Autoriteti arrin në përfundimin se “bankat kanë miratuar ndryshime në norma interesi për depozitat, kreditë dhe komisionet e shërbimeve në përputhje me kushtet dhe detyrimet e përcaktuara në vendim dhe të painfluencuara nga vendimmarrja e Komisionit të Konkurrencës”.
Sipas AK, aktiviteti i bankave ka reflektuar kushtet e tregut vendas dhe ndërkombëtar si dhe politikat konkurruese të bankave, sa i pwrket shërbimeve dhe produkteve bankare.
Nga hetimi i thelluar ka rezultuar se tregjet me nivelin më të lartë të përqendrimit janë tregu i llogarisë rrjedhëse, tregu i kredisë konsumatore, tregu i kredisë kufi (overdraft), tregu i transfertave bankare hyrëse dhe tregu i transfertave bankare dalëse.
Shqipëria miratoi së fundmi ligjin e ri: “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, i cili është praktikisht një tjetër hap i rëndësishëm, në luftën e vazhdueshme kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Shqipëria bashkon forcat me vendet partnere dhe agjencitë e tjera ligj-zbatuese, në këtë luftë të vështirë dhe komplekse, që nuk është një çështje specifike e një vendi; përkundrazi, është një çështje globale. Kjo, përfshirë edhe shërbimet dhe produktet bankare i kanë shërbyer dhe shërbejnë tërhejes së investimeve vendase dhe të huaja. Investimet e huaja në vitin 2020 ishin 933 milionë euro, sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.