E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat e huaja nxjerrin jashtë 1.7 miliard USD kursime të shqiptarëve

Tiranë- Edhe pse kanë depozita që vijnë në rritje, bankat e nivelit të dytë po e mbyllin rubinetin e kredive duke preferuar që kursimet e shqiptarëve t’i transferojnë jashtë vendit.

Deri në Tetor, sipas Bankës së Shqipërisë, ishin transferuar 1,7 miliard Dollarë në filialet e tyre jashtë Shqipërisë, prej bankave të huaja që operojnë në vendin tonë. Në këtë mënyrë, kursimet e shqiptarëve kreditojnë ekonomitë dhe qeveritë e vendeve të tjera.

Të dhënat zyrtare të bankës së shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të tretë, kreditë e dhëna për ekonominë ishin sa 59.4 për qind totalit të depozitave. Tre vjet më parë, pjesa e depozitave e rishpërndarë në kredi ishte gati 70 për qind. Tkurrja ka qenë më e fortë për fondet në valutë, ku raporti mes kredisë dhe depozive zbriti nga 110 për qind në vitin 2009 në 76 për qind në fund të tremujorit. Këta tregues dëshmojnë se bankat janë kthyer në agjenci që vetëm pranojnë depozita dhe nuk japin më kredi.

Sipas Bankës botërore shqipëria është sot vendi më ndërmjetësimin më të ulët financiar edhe ndër ekonomitë e ngajshme të rajonit, ku bankat kanalizojnë si kredi për ekonomitë respektive nga 90 deri në 122 për qind të depozitave. Por ku shkojnë paratë e bankave shqiptare?

Në fund të Tetorit te ketij viti shifra arriti rekordin historik e 1.7 miliardë dollarëvë, ose 15 për qind e prodhimit të përgjithshëm bruto. Në tre vitet e fundit paratë që bankat investojnë jashtë vendit jashtë janë rritur me ritme të jashtëzakonshme, dhe sipas Bankës së Shqipërisë kjo lidhet edhe me rrezikun e rritur që ato perceptojnë në ekonominë shqiptare.

Por përtej arsyeve këto tregues dëshmojnë se teksa ekonomia përballet me mungesë likuiditeti dhe bizneset kanë tkurrur investimet se nuk kanë fonde, 1.7 miliardë dollarë, kursime të shqiptarëve janë duke financuar ekonomitë e huaja. Ndërkaq kredia për ekonominë vazhdon të thellojë trendin rënës, duke frenuar investimet dhe rritjen ekonomike.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›