E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat ne kerkim te rrugeve sa me te sigurta te investimit

Bankat po zgjedhin gjithnjë e më tepër një klient të sigurt për ta: qeverinë. Ankandet e fundit të bonove të thesarit tregojnë se interesi i tyre për të financuar borxhin publik është i lartë, çka ka sjellë situatë të favorshme për qeverinë. 
Në aknandin e zhvilluar të martën, shuma e financuar ishte 6.1 miliardë lekë, ndërsa bankat ishin të gatshme të financonin mbi 11 miliardë lekë. Kjo bëri që interesi të zbresë më tej duke shënuar minimumin historik 4.31%.
Për ekspertët e ekonomisë, kjo mund të shihet si një perudhë e favorshme për qeverinë, për të përmirësuar kushtet e saj të borxhit

Sipas ekspertëve, financimi do të orientohet nga qeveria deri kur të kemi një tendencë rritese të inflacionit, e cila tregon për prirjen për të konsumuar e rrjedhimisht edhe mundësinë për të rritur investimet private.

Pjesa më e madhe e klientëve të këqinj të bankave janë bizneset që kanë punuar në punë publike të papaguara ende. Kjo është nyja që duhet zgjidhur sipas ekspertëve të ekonomisë. 

Largimi i bankave nga biznesi erdhi me vështirësië e këtij të fundit për të shlyer kreditë. Sipas Bankës së Shqipërisë rreth 25% e huamarrësve i shlyejnë kreditë me mbi 3 muaj vonesë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›