E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Rama transparence te munguar me programin qeverises

Opozita unifikon qendrimin e saj per diskutimin e programit te qeverise. Kreu i opozites, Lulzim Basha tha pas nje takimi me drejtuesit e partive aleate se ne mungese te transparences shumica do te perballet me te gjithe mjetet ligjore qe opozita ka ne dispozicion. 

"U themi të tërhiqen sa nuk janë vonë me ato qëndrime që nuk na ofrojnë me Bashkimin Europian dhe nuk përfaqësojnë praktikat më të mira për të cilat janë votuar. Nëse nuk reflektojnë në raport me qëndrimin e papranueshëm në raport me atë që është një "black out", një errësirë për qytetarët shqiptarë në raport me premtimet e tyre, programin e tyre, atëherë opozita do të mbajë qëndrimin e saj, të unifikuar, të prerë për këtë akt të papranueshëm. Përgjegjësia është e tëra e maxhorancës. 
I bëjmë thirrje të shmangim konfliktualitetit dhe të shmangim provokimet e ti rikthehen normalitetit me këtë hap të parë parlamentarë duke siguruar kohën e nevojshme të barabartë me kohën që kjo opozitë i ka dhënë kësaj maxhorance, kur kjo opozitë ishte në maxhorancë në mënyrë që të kemi një debat të qytetëruar, një debat të vërtetë, të kemi pyetje dhe përgjigje mbi çështjet që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve shqiptarë dhe me premtimet që i janë bërë këtyre qytetarëve nga kjo maxhorancë", u shpreh Basha. 

Kerkesa e Bashes ishte e qarte sa i takon kohes se diskutimit te programit ne funksion te transparences dhe te interest te qytetareve.
"Këto nuk janë çështje të politikës në kuptimin e ngushtë të fjalës, apo të interesit politik të partive politike. Këto janë çështje për të  cilat sot çdo qytetar pret, si votuesit e mazhorancës ashtu dhe votuesit e opozitës. Çdo deputet pret po kështu mundësinë për tu ballafaquar për të pyetur dhe për të dhënë mendimin e tij në raport me premtimet në raport me programin. Komunikimi konfliktual, refuzimi për të kryer transparencën që është një detyrim kushtetues, është një shenjë e keqe dhe një fillim jo i mbarë pwr kwtw mazhorancw. Prapw sot i japim mundësinë ta korrigjojë këtë gabim duke respektuar plotësisht dhe duke qenë i gatshëm të respektojmë detyrimet në axhendën ndërkombëtare të kryeministrit të dekretuar i themi të tërhiqet qartësisht në mënyrë  evidente nga përpjekja për të zhdukur transparencën nga procesi i paraqitjes së programit", sqaroi kreu i PD. 

Sipas Bashës, opozita parlamentare është gati të ndërmarrë çdo hap e çdo veprim për të mbrojtur parimet shenjta kushtetuese dhe të parimeve të kontrollit parlamentar. 

"Mentalitetet e vjetra dolën në pah. Gjuha e vjetër konfliktuale u zgjodh për tu komunikuar me opozitën ndërkohë që ajo kërkoi diçka fare normale, një praktikë të hershme dhe të pandërprerë të parlamentit shqiptar,  kohën  e nevojshme për tu njohur me  programin qeverisës dhe për të përgatitur pyetjet dhe debatin që pret sot çdo qytetar për çështje që i intereson çdo qytetari shqiptar.
Ne jemi gati të ndërmarrim çdo hap e çdo veprim për të mbrojtur parimet e shenjta kushtetuese të transparencës dhe llogaridhënies për të mbrojtur parimin e e shenjtë të kontrollit parlamentarë të kontrollit të ekzekutivit. 
Ne kemi unifikuar qëndrimin për të përdorur të gjitha mjetet e ligjshme dhe demokratike. Shpresojmë dhe urojmë që kjo opozitë të mos shtyhet në vendime dhe vendimarrje nga mungesa e tolerancës dhe fryma e konfliktualitetit, por që të gjendet gjuha e përbashkët për të realizuar diçka fare normale. 
E gjitha kjo ishte një provokim i panevojshëm për të realizuar atë që është obligimi i parë dhe themelor i çdo qeverie, transparencë para qytetarëve në momentin e krijimit dhe themelimit të saj", deklaroi Basha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›