Bankat serbe nën llupën e BB-së

Ekspertët e Bankës Botërore, bashkë me përfaqësues të ministrisë serbe të Financave, janë duke analizuar afarizmin e Dunav banka dhe Jugobanka në Mitrovicë, pastaj të bankave Srpska, Jubmes dhe Banka Ekonomike në Beograd, merr vesh gazeta Blic e Beogradit.
“Bashkërisht jemi duke analizuar punën e disa bankave në pronësi të shtetit, në mënyrë që të gjejmë zgjidhjet më të mira për to. Kjo mund të jetë konsolidimi apo edhe privatizimi i tyre”, tha ky burim i gazetës beogradase./Indeksonline/