E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet nëndega e pestë e PDK-së

Një nëndegë tjetër e PDK-së ka informuar për shuarjen e saj si strukturë arganizative e PDK-së. Njëjtë sikur shuarja e katër para saj, që kanë marrë këtë vendim këto ditë, edhe nëndega e fshitit Berishë të Malishevës ka thënë se do të bashkohet me Iniciativën Qytetare.

“Nëndega e PDK-së në fshatin Berishë, komuna Malishevë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.08.2013 me shumicë votash mori këtë vendim: ta shuajë nëndegën e PDK-së dhe t’i bashkangjitet Iniciativës Qytetare Per Malishevën”, thuhet në njoftimin e kësaj ish nëndege./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›