E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat vjen ligji qe i shpeton nga kriza


Banka e Shqipërisë kërkon të forcojë kontrollin te bankat e huaja që veprojnë në vendin tonë, si masë paraprake ndaj rreziqeve që mund të sjellë kriza financiare në rajon.

Disa ndryshime në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, kanë mbërritur këto ditë në Kuvend, ndërsa dje u zhvillua mbledhja në Komisionin e Ekonomisë për miratimin e draftit, por socialistët kërkuan më shumë kohë.

I pyetur nga “Shqip”, deputeti Sherefedin Shehu, ish-zv.ministër i Financave, tha se masa e re që po ndërmerret vjen në vazhdën e rregulloreve që BE-ja i ka adaptuar me kohë, tashmë në kushtet ekonomike të imponuara nga kriza financiare.

Dy janë ndryshimet kryesore: kthimi i bankës së huaj nga degë në filial, dhe krijimi i “bankës urë”, në rast se ndodhet në kushtet e falimentit.

Kthimi në filial

Në pikën e parë thuhet se banka e huaj, e cila ushtron veprimtari në territorin e Shqipërisë nëpërmjet degës së saj, në bazë të licencës së lëshuar nga Banka e Shqipërisë, mund të shndërrojë degën e saj në një filial, në formën e shoqërisë aksionere nëpërmjet regjistrimit të kapitalit të dhuruar në aksione të nënshkruara nga banka e huaj.

Projektligji sqaron edhe pjesën se kur lind nevoja për shndërrimin e bankës së huaj nga degë në filial. Më konkretisht, në pikën 2 të nenit 29 të ligjit, thuhet se shndërrimi i degës së bankës së huaj në filial/bankë vendase mund të ndodhë me kërkesë të vetë bankës së huaj ose kur gjykohet i nevojshëm nga banka e Shqipërisë për arsye të administrimit të riskut sistemik.

“Shndërrimi si më sipër i degës së huaj në filial/bankë vendase është i detyrueshëm kur gjykohet i nevojshëm me vendim të Bankës së Shqipërisë për arsye të administrimit të riskut sistemik”, thuhet në pikën e tretë, pra një tjetër atribut që i shtohet bankës tonë qendrore, në të mirë të sigurimit të sistemit financiar.

Në rastin e shndërrimit të degës së bankës së huaj në filial të bankës së huaj kapitali i filialit do të konsiderohet se është shumë algjebrike e elementeve të bilancit, të certifikuara nga eksperti kontabël, si: kapitali i dhuruar, i paguar, rezervat, diferenca e rivlerësimit, fitimet e pashpërndara dhe fitim-humbja e vitit ushtrimor.

“Banka urë”

Projektligji trajton të tjera ndryshime të rëndësishme, sa i takon sigurisë së bankave. Bëhet fjalë për procesin e shkrirjes së bankës dhe krijimin e një subjekti të ri, të quajtur “bankë urë” (koncept i ri për sistemin tonë, por i njohur në BE), e cila ushtron funksione të njëjta si bankat e tjera të nivelit të dytë, por që administrohet tërësisht nga Banka e Shqipërisë.

Ky ndryshim i paraprin ndonjë rreziku të mundshëm, por mbi të gjitha është detyrim i standardeve të reja të vendosura së fundmi nga Bashkimi Europian.

Aktualisht sistemi bankar është solid, me asete të mirëkapitalizuara dhe me një gjendje likuide të shëndoshë, fakt që dëshmohet nga të dhënat e fundit mbi sistemin e depozitave, të cilat kanë pësuar rritje të fortë sidomos në muajin korrik.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Mbrojtja nga taksa e sheshtë
Në vitin 2007 kur aplikoi taksën e sheshtë, që rriti detyrimet e individëve me të ardhura të ulëta, qeveria vendosi një masë që ta mbronte sadopak këtë shtresë. Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Institucionet buxhetore do të kenë vitin e ardhshëm 720 punonjës më pak se sa këtë vit, një shenjë e qartë kjo e dëshirës së qeverisë për të kursyer si pasojë e vështirësive financiare që ka krijuar kriza. Shqipëria shkel sërish kriteret e anëtarësimit në NATO
Shqipëria e ka detyrim të anëtarësimit në NATO shpenzimin e minimalisht 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për sektorin e mbrojtjes, por deri më sot nuk e ka plotësuar asnjëherë këtë detyrim dhe sipas buxhetit që qeveria miratoi për vitin e ardhshëm, do të vijojë ta shkelë. Kukës, debitorët rebelohen kundër CEZ
Një aksion i CEZ-it për të ndërprerë dritat debitorëve në zonën e Kukësit ka sjellë në rebelimin e banorëve vendas, që janë rikthyer të protestojnë nëpërmjet shoqatës së familjeve të përmbytura nga hidrocentrali i Fierzës. Deklarimi i pasurisë, individët “heshtin”
Edhe pse ligji për deklarimin individual të të ardhurave vjetore ka hyrë në fuqi që në prill të këtij viti, numri i personave që e kanë dorëzuar formularin deri tanimë pranë Drejtorive Rajonale Tatimore është i papërfillshëm.

Lajmet kryesore

Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Shqipëria raporton këtë javë për transportin
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›