E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi ska marreveshje per kryeministrin


Aty ku dukej se politikanet greke kishin rënë dakord, të paktën për kreun e qeverisë së re teknike, qysh prej mesdites së të hënës cdo negociatë është bllokuar.

Kjo për shkak sepse sic sqarojnë shumica e mediave greke, konservatorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre për z.Lukas Papadhimos .

Ish zv/guvernatori i BQE thuhet se ka kërkuar  një grup të përcaktuar bashkëpunëtorësh si dhe një kohëqeverisje të paktën prej 6 muajsh.
 
Menjëherë pas këtij ngërci është lakuar një emër tjetër që ka gjetur mbështetjen e të djathtëve, ai i z.Nikiforos Diamantouros, që punon për më se 8 vjet si avokat i popullit. Kriza grekeKush është Lukas Papadhimos Kompanitë parashikojnë daljen e Greqisë nga euro Greqi, politikanët pakt historik për vendin Por duket se edhe kjo kandidaturë nuk është pranuar nga pala socialiste.

Kështu që pas bisedave telefonike midis Papandreut dhe Samaras cdo gjë është kthyer në pikën zero të negociatave për qeverinë e re dhe në tryezë është hedhur edhe një emër tjetër ai i Panajiotis Roumeliotis, përfaqësues i FMN në Greqi.

Gjithesesi cdo gjë është ende në diskutim dhe nuk është cudi që përsëri Papandreu dhe  Samaras të vendosin në momentin e fundit, për Lukas Papadhimos, si personi më i përshtatshëm  dhe me lidhje të fuqishme në BE.

Analistët vendas vlerësojnë se "koha për të vendosur po mbaron dhe një situatë e tillë vec shton rreziqet për Greqinë dhe besueshmërinë e politikanëve të saj, që tashmë shihen me shumë dyshim nga partnerët europianë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Regjistrimi, proces normal 
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›