Banoret: "Kujtuam se ishte nje termet i fuqishem"
Edhe pse kane kaluar 12 vjet nga shperthimi tragjik ne supermarketin e firmes VEFA ne Tirane, ne muret e pallatit 9-katesh dallohet pllakata e perkujtimores per kater viktimat dhe 11 te plagosurit. Ish ambientet e firmes piramidale sot jane kthyer ne nje kafene. Banoret kujtojne me dhimbje diten e 26 shkurtit te vitit 1996, kur nje eksplodim i fuqishem tronditi pallatin ku jetonin. "Kam qene ne shtepi kur eshte ndjere shperthimi i madh. Dola me vrap nga banesa dhe kam pare se nje bombe kishte shperthyer ne supermarketin e VEFA-s, qe e kisha aty poshte shtepise", tregon Tomi, nje nga banoret per gazeten "KJ". Mengjesin e se henes se 26 shkurtit nje makine tip "Fiat Tipo" me ngjyre blu, shume e ngjashme me nje makine policie ishte parkuar vetem pak metra larg supermarketit. Makina ne fjale ishte e mbushur me eksploziv dhe nga shperthimi i saj humben jeten kater persona, Vera Dume, Muhamet Koromani, Hasim Koromani dhe Vait Osmani. "Kujtova se ishte nje gjemim apo termet, por shtellungat e tymit dhe zjarri linin te kuptohej se ishte nje shperthim me pasoja te renda", vijon rrefimin banori rreth te 30-ve, duke treguar me gisht edhe vendin ku ishte vendosur makina. Ai kujton se forca te shumta policia zbarkuan ne vendngjarje dhe krijuan nje rreth sigurie, ndersa ambulancat merrnin te lenduarit. Po keshtu dalloheshin edhe trupat e njerezve mes mbeturinave te shperthimit. Dhjetera persona u arrestuan ne ate kohe ne lidhje me ngjarjen dhe u shpernda nje identikit i autorit te mundshem qe vendosi bomben. Vetem nje dite pas ngjarjes, te kater viktimat u deklaruan "Deshmore te Demokracise".