"Deshmitaret nuk njohen autoret"
"Ne muajin dhjetor 2000, kur te gjithe deshmitaret qe banonin ne Shqiperi u pyeten dhe, me ne fund, u pranua kerkesa jone e hershme per te lexuar deshmite e atyre qe s'gjendeshin, prokurori qe kishte nisur hetimet per ngjarjen e autobombes tek supermarketi dhe qe kishte ngritur edhe akuzat per persona konkrete dhe me vone edhe per klientet tane, e braktisi fshehurazi procesin dhe iku jashte shtetit. Prokurori Alban Kalaja, me kerkesen tone, u zevendesua nga kolegu dhe bashkepunetori i tij ne kete proces Andrea Thomallari, i cili pasi mori pjese ne nje seance gjyqesore, po fshehurazi e braktisi detyren dhe u largua jashte shtetit. Leximi i dhjetera deshmive u be nga perfaqesuesit e rinj te akuzes. Te gjitha keto jane te njohura per trupin gjykues, sic eshte i njohur fakti se asnje nga deshmitaret e akuzes, qofte ata qe u pyeten ne salle, qofte ata qe prokuroret u lexuan deshmite, nuk akuzoi as drejtperdrejt dhe as terthorazi ndonje nga klientet tane. Listen e gjate te deshmitareve perfaqesuesit e akuzes e perdoren sa per te zvarritur procesin, aq edhe per te mbajtur pezull pluhurin e dendur propagandistik, qe media shteterore ngriti me 16 tetor 96 per fantazmen me emrin "Hakmarrja per Drejtesi Shqiptare". Disa deshmitareve, ndersa u permendet emri si burim prove ne kerkesen per gjykim, perfaqesuesi i akuzes nuk ua kishte shenuar adresat ne listen qe i kishte dorezuar gjykates, ndonese ne procesverbalin e pyetjes te secilit ishin te shenuara sakte. Shpjegimet qe dhane keta deshmitare ne sallen e gjyqit vertetonin te kunderten e asaj qe akuza pretendonte ne kerkesen per gjykim".