E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret argetohen-Luajne dhe kercejne ne menyre qesharake

Te gjithe banoret dalin ne oborr dhe fillojne bisedat e para te dites. Genta shtrihet per te marre rreze ndersa nje pjese tjeter preferojne te qendrojne ne hije. Gjate kesaj kohe banoret shkembejne biseda te shkurtra dhe me pas vendosin qe te luajne. Ermali Arbri dhe Erioni vendosin qe te luajne edhe nje tjeter here Monopoly dhe Genta fillon ti talle duke u thene se mbeten duke luajtur kete loje qe asaj nuk i pelqen fare.

Shpesh here banoret jane perpjekur qe te mbajne trupin ne forme duke bere stervitje. Pas kerkeses se Ermalit qe te kishin disa pajisje per tu stervitur pasi ai ne fillim te qendrimit te tij ne shtepi u sterviste edhe duke perdorur gure ne vend te girave tashme banoret e kane mundesine qe te sterviten me shume. Mirepo nje pjese e tyre edhe pse kane shtuar ne peshe shpesh pertojne ta bejne nje gje te tille pasi ndjejne dhimbjen e muskujve. Dhe ne kete menyre ata e kthejne edhe sterviten ne nje forme loje. Dritani Genta e Liami fillojne qe te kercejne me muziken ne sfond duke u munduar qe levizjet e tyre te jene ne te njejten kohe.

Genta thote sa mire ne kete menyre te levizin te gjithe muskujt dhe duket e kenaqur qe po ben stervitjen e saj duke u argetuar. Per disa minuta ata qeshin me kercimet e tyre qe ne pamje te pare jane mjaft qesharake.
Edhe pjesa tjeter e banoreve argetohen por ata duke luajtur per nje kohe te gjate Monopoly.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›