Berati, pjesë e projektit evropian të trashëgimisë

Atraksionet kulturore dhe historike të këtyre vendndodhjeve do të vendosen në internet (në sistemin GIS), dhe çdonjëri do të ketë "pasaportën" e vetë, bashkë me informatat profesionale për vizitorët dhe të interesuarit për kulturën, artin dhe historinë. Sipas arkitektes veneciane, Katia Basili, e cila do ta drejtojë këtë projekt, UNESCO kërkoi nga Venecia krijimin e një plani për menaxhimin e ruajtjes së vlerave kulturore dhe historike.
"Projekti paraqet një aktivitet mjaft kompleks, që kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse... Ne do të ndajmë përvojën tonë me vendndodhjet e tjera evropiane që përballen me të njëjtat vështirësi dhe kanë të njëjtat resurse", sqaroi Basili.
Shtatë vendndodhjet e përfshira në Projektin Evropian për Trashëgimi Kulturore janë: Venecia, Korfuzi, Ohri, Nova Gorizia, Bakau, Hurezi dhe Berati.