Banorët e Besisë krijojnë deponi mbeturinash në rrugë

Banorët e fshatit Besi kanë krijuar deponi mbeturinash në rrugët e tyre. Në këtë fshat tash e 14 vjet nuk ofrohet shërbimi i mbledhjes së bërllokut dhe nuk ka as kontejnerë. Fshatarët e Besisë kanë marrë premtime që 6 muaj se kjo çështje do të zgjidhet, por zyrtarët nuk e kanë mbajtur fjalën.
Feim Salihu, drejtor i Kompanisë “Pastrimi” i ka thënë KTV-së se fshatrat nuk po i kryejnë obligimet, andaj banorët duhet të garantojnë se do të paguajnë me rregull për të nisur ky shërbim në Besi. Qerim Osmani, banor i këtij fshati, ka mbledhur deri tashti 33 nënshkrime, duke shtuar se kushti i kompanisë “Pastrimi” është paragjykues, sepse askush nuk mund të pohojë se fshatarët e këtushëm nuk do të paguajnë kur asnjëherë nuk e kanë pasur këtë shërbim./Indeksonline/