Kavajë, një i vdekur dhe dy të plagosur në aksident

Trupa të aksidentuar, një i vdekur disa metra larg automjetit me të cilin udhëtonte.
Kjo ishte skena e shënuar sot në hyrje të Kavajës në kryqëzimin e Borozinës ku 3 automjete u aksidentuan rëndë pasditen e së shtunës duke shkaktuar një të vdekur dhe 4 të plagosur mes të cilëve 2 në gjendje kome në spitalin e Durrësit, raporton Balkanweb.
Nga të dhënat e policisë por dhe sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, 3 automjete janë përplasur mes tyre ku më të dëmtuarat rëndë ishin automjetet , një furgon me targa DR1336E dhe një volsvagen me targa TR023BB.
Si pasojë ka gjetur vdekjen 55-vjecarja Dove Xhaferri e cila është identifikuar me vonesë në morg për shkka të plagëve të shumta që kishte marrë në trup e fytyrë./Indeksonline/