Banorët e Gërdecit protestë me predha tek Prokuroria
Ata kishin me vete lule dhe copa predhash, duke zgjedhur këtë metodë për të bërë “presion” ndaj organit të akuzës.
Madje njëra prej familjareve, Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj në këtë tragjedi i ka dërguar lule dhe copa predhash Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Në emër të familjarëve të tjerë, ajo ka kërkuar që të përshpejtohen hetimet për këtë ngjarje. Famijarët e viktimave të tragjedisë së ndodhur më shumë se një vit më parë kanë paditur edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.