E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndiqen penalisht 4 shtetas për prostitucion

Kështu janë ndaluar dhe po ndiqen penalisht në gjendje të lirë shtetasit Alfred Bashkim Bakia, 26 - vjeç, lindur dhe banues në Krujë, Ç.Th, 22 - vjeç, lindur në Lushnjë dhe banuese në Laprakë Tiranë, E.S, 16 - vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë dhe  B.L, 25 – vjeç, lindur e banuese në Tiranë,  e cila do të ndiqet në hetim të lirë.

Operacioni për parandalimin e këtij fenomeni dhe kapjen e tyre, u zhvillua duke realizuar metodat speciale të hetimit, brenda një kohe tepër të shkurtër.

Ndaj administratorit të këtij hoteli, u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion”, ndërsa për shtetaset u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të “Prostitucionit”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e parave e përfituar nga ky aktivitetert prej 40 000 lekë, 4 telefona celular, etj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›